Ndërlidhjet

OKB: Shqetësime për të drejtat e njeriut në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara janë shprehur të shqetësuar me situatën e të drejtave të njeriut në disa pjesë të Ukrainës lindore.

Sipas tyre, ajo pritet të përkeqësohet për shkak të shkeljeve të marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut, ka thënë se ka raporte për “intensifikim të luftimeve, sidomos përreth aeroportit të Donjeckut dhe pranë fshatit Shyrokyne”.

Shamdasani ka thënë se ka po ashtu raporte për përdorim të gjerë të mortajave, artilerisë dhe tankeve.

Sipas saj, shkelje të armëpushimit raportohen edhe nga forcat qeveritare, edhe nga separatistët pro-rusë.

Luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe trupave të Ukrainës në lindje kanë lënë të vrarë mbi 6,000 njerëz gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG