Ndërlidhjet

Një tërmet i fuqishëm e godet Nepalin


Ilustrim
Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm me 7.5 deri në 7.9 magnitudë e ka goditur Nepalin, më sakt rreth 80 km në veriperëndim të kryeqytetit, Katmandu.

Dridhjet e tokës kanë ndodhur mesditën e sotme, sipas orës lokale të Nepalit.

Nuk ka të dhëna për viktima, megjithëse raportimet fillestare thonë se disa shtëpi janë dëmtuar dhe disa mure janë rrënuar.

Dridhjet që kanë zgjatur nga 30 sekonda deri në 2 minuta, janë ndierë deri në Pakistan dhe Indi, përfshi edhe kryeqytetin indian, New Delhi.

XS
SM
MD
LG