Vazhdon të rritet numri i viktimave në Nepal pas termetit shkatërrues që e goditi sot këtë shtet.
Sipas qeverisë së këtij vendi, së paku 876 persona e kanë humbur jetën nga termeti.
Së paku 524 persona e kanë humbur jetën në kryeqytet dhe në zonën tejmase të populluar, Fusha e Katmandusë.
Zyrtarët thonë se numri i viktimave sipas të gjitha gjasave do të rritet pasi ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për trupa të pajetë nën gërmadha.
Sipas shërbimit gjeologjik amerikan, termeti kishte fuqi 7.9 mangitudë të shkallës së Rihterit.