Autoritetet në Nepal kanë njoftuar se numri i viktimave nga termeti i djeshëm ka tejkaluar shifrën 1900.
Sipas zyrtarëve nepalezë, së paku 4700 persona janë lënduar në termetin e regjistruar me magnitudë prej 7.8 të shkallës së Rihterit.
Dhjetëra mijëra njerëz e kanë kaluar natën në qiell të hapur, ngaa frika të kthehen në shtëpitë e tyre të dëmtuara.
Dridhjet e mëpasshme kanë vazhduar të tronditin rajonin derisa ekipet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar kërkimin për të mbijetuar.
Termeti ka qenë mjaft i fuqishëm të ndjehet edhe në shtetet fqinj të Nepalit, si India, Pakistani, Bangladeshi e deri në Tibet të Kinës.
Së paku 60 persona raportohet se kanë vdekur jashtë Nepalit.