Organizata Amnesty International ka thënë se të dyja palët ndërluftuese në Ukrainë pothuajse çdo ditë kryejnë krime lufte, përfshirë torturë dhe vrasje të të burgosurve.
Në raportin e publikuar sot, grupi për të drejtat e njeriut ka thënë se ka dëgjuar dëshmi nga ish-robër të forcave qeveritare dhe atyre separatiste për rrahje të egra dhe tortura me goditje elektrike dhe therje me thikë.
Amnesty Internaional ka thënë se ka intervistuar 17 robër të separatistëve dhe 16 të tjerë të mbajtur nga forcat qeveritare të Ukrainës.
Organizata u ka bërë thirrje agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe ekspertëve që të vizitojnë qendrat e paraburgimit në Ukrainë.