Dhjetë policë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur nga sulmet e militantëve talibanë në provincën Helmand të Afganistanit.
Burimet zyrtare thonë se tre postblloqe të policisë në qarkun Sangin janë pushtuar nga talibanët dhe se sulmet e tyre janë duke vazhduar.
Talibanët, ka muaj, që kanë nisur ofensivë në Helmand, duke qëlluar shpesh forcat e policisë.