Ndërlidhjet

Mbreti saudit: Do të ndëshkoj kryesit e sulmit në xhami


Mbreti Salman
Mbreti Salman

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka thënë se sulmi vetëvrasës që ka ndodhur të premten në një xhami shiite në qytetin Katif, ka qenë “sulm i urryer terrorist” dhe është zotuar se do të ndëshkojë “çdo pjesëmarrës, planifikues, mbështetës apo bashkëpunëtor”.

Riadi ka konfirmuar të dielën se sulmuesi vetëvrasës, i cili ka vrarë 21 veta, ka qenë shtatas saudit, i lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS).

Ministria e Brendshme e ka identifikuar atë si Salih bin Abd al-Ragman.

Ai ka qenë i kërkuar nga autoritetet pasi i ka takuar grupit ekstremist saudit Provinca Najd, i cili ka shprehur aleancë me Shtetin Islamik.

Autoritetet saudite kanë thënë se kanë arrestuar 26 anëtarë të grupit që nga sulmi i 22 majit në qytetin Katif.

XS
SM
MD
LG