Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Arabinë Saudite


Vendi ku ka ndodhur sulmi
Vendi ku ka ndodhur sulmi

Katër njerëz kanë vdekur nga një sulm vetëvrasës pranë një xhamie shiite në lindje të Arabisë Saudite.

Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së xhumasë, ndërsa përgjegjësinë për të e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik (IS).

Ministria e Brendshme saudite ka thënë se sulmi në Xhaminë Al-Anud në qytetin Damam është penguar nga forcat e sigurisë, të cilat kanë ndaluar makinën e dyshuar pranë xhamisë.

Ky është sulmi i dytë brenda një javë në Arabinë Saudite.

Më 22 maj, një sulm vetëvrasës në një xhami shiite në Provincën Lindore ka vrarë 21 persona.

XS
SM
MD
LG