Ndërlidhjet

Serbi: Shtohet kontrolli në kufirin me Maqedoninë


VIktor Orban (djathtas) dhe Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp në Bugapest
VIktor Orban (djathtas) dhe Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp në Bugapest

Serbia do ta shtoj kontrollin për t’i ndalur imigrantët ilegalë që arrijnë nga Maqedonia, ka thënë dje, kryeministri Aleksandar Vuçiq, pas paralajmërimit të Hungarisë se do të ndërtojë mur përgjatë kufirit të vet me Serbinë, për ta ndalur kalimin e imigrantëve, shumica prej tyre nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Pas takimit në Budapest, me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, zoti Vuçiq theksoi se muri nuk është “diçka e mirë” për Serbinë dhe se me ndihmën e Hungarisë, kontrollet do të shtohen në kufirin e Serbisë me Maqedoninë.

Policia e Hungarisë thotë se i ka arrestuar më se 67 mijë imigrantë ilegalë këtë vit, që pothuajse të gjithë kanë hyrë nga Serbia.

Nga ana tjetër, 34 mijë imigrantë janë ndalur në Serbi dhe kanë kërkuar azil. Shumica prej tyre kanë hyrë nga Maqedonia dhe Bullgaria.

XS
SM
MD
LG