Ndërlidhjet

Pakistan: Nga vërshimet dhe reshjet – 81 të vrarë


Një familje pakistaneze duke u larguar nga territori i përfshirë nga vërshimet në Pakistan
Një familje pakistaneze duke u larguar nga territori i përfshirë nga vërshimet në Pakistan

Nga të reshurat e mëdha dhe vërshimet në Pakistan, janë vrarë 81 vetë, gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa janë prekur më se 300 mijë banorë, thanë mbrëmë autoritetet.

Nga të reshurat e mëdha, që kanë filluar në mes të muajit korrik, është shkaktuar kaos prej veriut kah jugu, duke i dëmtuar më se 1,900 shtëpi dhe plagosur dhjetëra njerëz, kanë thënë autoritetet pakistaneze.

Në provincës Khybeer Pakhtunkhva, që është goditur më së shumti janë vrarë 38 vetë, ndërsa 19 vetë kanë humbur jetën në Kashmirin, që administrohet nga Pakistani, pastaj 11 vetë kanë vdekur në provincën qendrore në Punxhab, 8 në Baluçistan dhe 5 në Gilgit Baltistan.

Deri tash, janë evakuuaar më se 170 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG