Ndërlidhjet

Liderët tatarë të Krimesë s’mund të marrin pjesë në Kongresin në Turqi


Zair Smedlyaev
Zair Smedlyaev

Zyrtarët rusë ua kanw ndaluar largimin nga Krimea liderëve tatarë të Krimesë, në prag të kongresit botëror, që është paraparë të mbahet në Ankara këtë fundjavë.

Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve i Parlamentit tatar të Krimesë, Zair Smedlyaev, i ka thënë Radios Evropa e lirë, se atij dhe Nariman Celal, zëvendësi i parë i qeverisë së vetshpallur të tatarëve të Krimesë, u janë dorëzuar ftesat për hetim nga Komiteti i Hetimeve të Rusisë.

Sipas kësaj ftese, Smedlyaev dhe Celal duhet të raportojnë pranë Komitetit hetimor më 1 gusht, në lidhje me përleshjet që ndodhën në shkurt të vitit 2014, ku tatarët e Krimesë dhe aktivistët pro-rusë ishin përleshur me aktivistët pro-rusë afër parlamentit.

Kongresi Botëror i Tatarëve të Krimesë do të mbahet më 1 dhe 2 gusht. Rreth 200 grupe të tatarëve nga vende të ndryshme pritet të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Smedlayev ka thënë se kjo ftesë për të raportuar është bërë me qëllim që ta ndalojë atë dhe liderët e tjerë tatarë që të marrin pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare që do të mbahet në Turqi.

XS
SM
MD
LG