Autoritetet kazake kanë thënë se një grua është arrestuar në qytetin Zyrynovsk, pasi dyshohet se ka propaganduar për përhapjen e terrorizmit ndërkombëtar.
Komiteti Kombëtar për Siguri në Kazakistan ka thënë sot se e dyshuara, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ka rekrutuar banorë vendas për të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare të organizatave terroriste.
Emrat e organizatave terroriste po ashtu nuk janë bërë të ditur.
Sipas zyrtarëve “librat të ndaluar, video dhe materiale tonike që propagandojnë jotolerancën fetare”, janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarës.
Gruaja e arrestuar po përballet me akuza të përhapje të terrorizmit, pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist si dhe rektrutimin e individëve në aktivitete ekstremiste.
Autoritetet kazake kanë shprehur shqetësimin e tyre më parë për qindra qytetarë të vendit, të cilët janë duke luftuar përkrahë militantëve islamist në Siri dhe Irak.