Ndërlidhjet

Mustafa: Kosova, në prag të anëtarësimit në UNESCO


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vendi po hyn në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESCO.

“Është ky një rezultat i një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës, i besimit që Kosova ka arritur ta krijojë në bashkësinë ndërkombëtare dhe i përkrahjes së fuqishme nga miqtë tanë”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shtuar se “Kosova do të respektojë të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore, mbi bazë të Kushtetutës dhe të Planit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit dhe ekspertizës së UNESCO-s”.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ndërsa dhjetëra shtete kanë shprehur tashmë përkrahjen për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s.

Të hënën, më 12 tetor, pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për futjen e Kosovës në agjendë, ndërsa me 21-22 tetor të votojë për rezolutën formale që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG