Ndërlidhjet

Gjermani: NATO duhet të jetë e pranishme në Afganistan


 Ursula von der Leyen.
Ursula von der Leyen.

Trupat e NATO-së duhet të qëndrojnë më gjatë në Afganistan dhe çdo vendim për këtë duhet marrë në përputhje me situatën në terren ka thënë ministrja e mbrojtjes i Gjermanisë Ursula von der Leyen, duke kritikuar planin amerikan për tërheqje nga Afganistani.

“Duhet të shikojmë se si do të ecin zhvillimet atje në në mbi këtë baza pastaj duhet të vlerësojmë nëse duhet të rrimë më gjatë atje,” ka thënë ministrja gjermane, pasi ka arritur në takimin e ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Edhe pas marrjes së qytetit strategjik, të Kunduzit nga talibanët, luftimet e ashpra kanë vënë në pikëpyetje nëse forcat afgane të trajnuara nga NATO kanë qenë në gjendje të veprojnë pa ndihmën e forcave të huaja.

Bombardimi i fundit i në një spital në Kunduz, ka sjell në vëmendje të ardhmen e NATO-s, në Afganistan.

Deri më tani Afganistani ka marrë ndihmë prej 100 miliardë dollarë ndihma nga bashkësia ndërkombëtarë dhe stabiliteti i saj afat-gjatë vazhdon të jetë në pikëpyetje.

XS
SM
MD
LG