Legjenda e muzikës, John Lennon, do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes.
Lennon ka qenë këngëtar dhe tesktshkrues anglez, i cili ka fituar famë botërore si bashkëthemelues i bendit The Beatles – grupi më i shitur në historinë e muzikës popullore.
Lennon është qëlluar për vdekje më 8 dhjetor të vitit 1980, në Nju Jork, nga Mark David Chapman.
Një nga këngët më të popullarizuara të tij titullohet "Imagine" - ku këngëtari imagjinonte se si do të ishte bota po të mos kishte dallime në fe apo vende.