Ndërlidhjet

Moska do të dërgojë raketa në Iran këtë vit


Sistemi raketor S-300
Sistemi raketor S-300

Moska pret të fillojë furnizimin e Iranit me sisteme të avancuara raketore S-300 para fundit të këtij viti.

Vladimir Kozhin, ndrihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë në një intervistë për agjencinë Interfax se disa komponentë të sistemit do të dërgohen këtë vit, ndërsa të tjerë në fillim të vitit 2016.

“Çdo gjë varet nga kapacitetet e industrisë sonë”, ka thënë Kozhin.

Të hënën, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lëshuar një dekret, për të lehtësuar ndalesën e eksportit të pajisjeve dhe teknologjisë bërthamore në Iran.

Ky veprim i autoriteteve ruse ka ardhur pasi Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje në muajin korrik, në bazë të se cilës Republika Islamike kufizon aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas dekretit të ri, kompanitë ruse mund të eksportojnë pajisje në Iran, si dhe të ofrojnë këshilla.

Rusia dhe Irani kanë qenë në bisedime për sistemin S-300 për disa vite me radhë.

XS
SM
MD
LG