Deklarata e shefit të diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, se do të iniciojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur, ka nxitur reagime të shumta, pasi më shumë vlerësohet si deklaratë për fushatë elektorale.
Ministri Peleshi tha se me ndihmën e Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO-s është hartuar një raport mbi gjendjen e objekteve të industrisë ushtarake në Shqipëri.
Nëse Kombet e Bashkuara (OKB) miratojnë rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Serbia do të aplikojë që të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente të reja presin më shumë se afati ligjor prej 15 ditësh, i cili është i paraparë me Ligjin për dokumentet personale", thotë Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut.
Në Shkup, mjekët specializantë po protestojnë për zgjidhjen e statusit gjatë periudhës së ngritjes profesionale.
Debati është ndezur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që është pjesë e Qeverisë aktuale, e cila doli me ofertën drejtuar dy partive maqedonase, që nëse duan votat në rundin e dytë të zgjedhjeve, të pranojnë kërkesën e këtij subjekti që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi.
Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani kreu sulm ndaj Izraelit, pritet të kthehen mbrëmjen e së hënës.
Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut janë shprehur të zhgënjyer nga kandidatët që i janë futur garës për president të shtetit, duke thënë se nuk kanë marrë parë ndonjë plan konkret sa i përket problemit me ikjen e trurit, përkatësisht fuqisë punëtore në vend.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut hezitojnë të përdorin inteligjencën artificiale për shkak të mosnjohurive digjitale, thotë Bojan Kordallov, ekspert i mediave digjitale, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Protestuesit thanë se janë të detyruar ta shesin qumështin me çmim tejet të lirë, pasi fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin në 50 lekë [më pak se 50 centë] për litër.
Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte njerëz. Në këtë aktivitet të paligjshëm, sipas autoriteteve shqiptare, ishin përfshirë 26 persona, mes të cilëve biznesmenë, por edhe punonjës të policisë.
Shfaq më shumë