Përshtate
| Printoje
07.08.2008
Pajtim për armëpushim në Osetinë Jugore
Gjeorgjia dhe Osetia Jugore raportohet se janë pajtuar rreth armëpushimit në rajonin që kërkon shkëputje.
Agjencia e lajmeve Interfax citoi shefin e paqëruajtësve rusë atje për këtë informacion.
Më herët, presidenti presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili ofroi armëpushim të mënjëhershëm pas ditëve të përplasjeve, që shtuan frikën për shpërthimin e luftës.
Ndërkohë, zyrtarët e lartë amerikanë thanë se janë pajtuar me kolegët rusë që të punojnë bashkarisht për zgjidhjen e krizës në Osetinë Jugore.
Radio Evropa e Lirë © 2008 RFE/RL, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.