Përshtate
| Printoje
08.08.2008
Pakistan: Gjeneralët për fatin e Musharafit
Udhëheqësia ushtarake pakistaneze po takohet sot, në afërsi të Islamabadit për të diskutuar rreth krizës politike me të cilën ballafaqohet presidenti Pervez Musharaf.
Takimi i gjeneralëve zhvillohet një ditë pasi koalicioni qeverisës shpalli planet për votëbesim ndaj presidentit, në mbledhjen e parlamentit me 11 gusht.
Vëzhguesit politikë e vlerësojnë të rëndësishëm takimin e sotëm, pasi ai do të tregojë masën e mbështetjes për Musharafin nga ushtarakët.
Radio Evropa e Lirë © 2009 RFE/RL, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.