Ndërlidhjet

Mali i Zi gati për bisedimet me BE-në


Kryeministri i Malit të Zi ka thënë sot se vendi i tij ka bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Duke folur gjatë një takimi në Podgoricë, Igor Llukshiq tha se Mali i Zi ka bërë gjithçka që të sigurojë një datë me 9 dhjetor për fillimin e negociatave, por nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë duhet shikuar për ngjarje të tjera që ndodhin në zemër të Evropës.

“Bashkimi Evropian ka thënë në tetor se Mali i Zi është i gatshëm për t’i filluar negociatat për t’iu bashkuar bllokut dhe se rekomandimi do të prezantohet nga udhëheqësit e BE-së gjatë samitit 2 ditor të enjten”, ka shtuar kryeministri malazias.

Sidoqoftë, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që të ketë shtyrje në fillimin e negociatave për anëtarësim me Malin e Zi deri në qershor të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG