Ndërlidhjet

Studentët në mbrojtje të Limajt


Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë paralajmëruar sot protestë kundër ndalimit dhe gjykimit të nënkryetarit të Partisë Demokrtaike të Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Organizatat studentore kanë ftuar anëtarët e tyre dhe qytetarët të protestojnë para Fakultetit Filozofik, duke nisur nga ora 12.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Limajt dhe nëntë të tjerëve, të akuzuar për, siç thuhet, “krime lufte, të kryera në fshatin Kleçkë, gjatë vitit 1999”.

Procesi kryesor kundër Limajt pritet të nisë në shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG