Ndërlidhjet

Sheshel kërkon dëmshpërblim nga Haga


Ish kreu i Partisë Radikale në Serbi, i akuzuar për krime lufte, Vojisllav Sheshel ka paditur Tribunalin për Krime Lufte në Hagë, dhe ka kërkuar një kompensim prej 2 milionë eurosh, nën akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sheshel i është dorëzuar autoriteteve të rendit në vitin 2003, ndërsa në paraburgim në Hagë gjendet që nga viti 2006.

Në padinë e tij, që u është dorëzuar gjykatësve më 12 janar, Sheshel tha se ai duhet të marrë dëmshpërblim për shkak të vonesave në rastin e tij.

Nacionalisti 57 vjeçar ballafaqohet me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që thuhet se i ka kryer në mes të vitit 1991 dhe 1993.

Sheshel, që së fundi ka pasur probleme me shëndetin, i hedh poshtë akzuat.
XS
SM
MD
LG