Ndërlidhjet

Liderët opozitarë rusë shfaqen në televizionin shtetëror


Dy liderë të lartë të opozitës së Rusisë kanë bërë një paraqitje befasuese të shtunën në mbrëmje në dy emisione të ndara politike në televizionin e kontrolluar nga shteti.

Ish zëvendësi i Dumës dhe lideri i lëvizjes së paregjistruar opozitare Parnas Vlladimir Rizhkov u shfaq në Kanalin Një të televizionit shtetëror, ndërsa ish zëvendëkryeministri, Boris Nemcov, po ashtu lider i Parnasit, u shfaq një orë më vonë në NTV, që është në pronësi të kompanisë Gazprom, e cila mban monopolin mbi gazin natyror.

Nemcov iu tha shikuesve se ka ka kaluar kohë e gjatë që kur është paraqitur në televizionin kombëtar.

“Është e vërtetë se nuk kam qenë në studiot e NTV-së qe pesë vjet. Është e qartë, se diçka po ndodh me këtë vend”, ka thënë Nemcov.

Që të dy programet janë xhiruar dhe montuar më herët, por ato mbanin kritika të ashpra kundër Putinit, i cili po garon për president në zgjedhjet e 4 marsit. Nemcov i bëri thirrje Putinit që të heq dorë nga kandidatura.

“Ju do të befasoheni, por Jelcini ka qenë president vetëm tetë vjet. Por, Putini është në pushtet qe 12 vjet dhe kërkon që të rrijë edhe 12 të tjera. Mbase kjo mjafton. Ai dëshiron që të rrijë në pushtet më gjatë se Brezhnevi dhe pak më pak se Stalini. Kush ka nevojë për këtë? Qeveria duhet të ndryshojë. Korridoret e pushtetit duhet të ajrosen”, ka thënë Nemcov, i cili ka shpjeguar më vonë në blogun e tij, se programi origjinal ka zgjatur 2 orë, por është dhënë në transmeitm i shkurtuar për një orë.

Rusia është dridhur nga protestat masive që pasojnë njoftimin e muajit shtator se Dimitri Medvevdev nuk do të garojë për president, ndërsa Putini po.

Në dhjetor, Rusia mbajti zgjedhjet parlamentare, në të cilat u vlerësua se kishte manipulime të mëdha.
XS
SM
MD
LG