Ndërlidhjet

Qeveria greke miraton planin e kursimit


Athinë
Athinë
Qeveria greke ka miratuar të premten vonë një projekt-ligj që shtrëngon masat e kursimit, i cili nevojitej për të siguruar marrëveshjen për pakon e shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Projektligji i është dorëzuar për miratim parlamentit.

Qeveria greke mbajti një takim të jashtëzakonshëm për të çuar përpara projektligjin dhe për të ndihmuar parlamentin që të përmbushë afatin e 12 shkurtit, të caktuar nga kreditorët e BE-së, si pjesë e marrëveshjes për marrjen e pakos së shpëtimit.

Kryeministri grek Lukas Papademos, tha se Greqia duhet të bëjë çfarëdo që është e mundshme për të miratuar masat e kursimi dhe për të shmangur falimentimin.

Greqia përballet me pamundësinë e larjes së borxheve brenda javëve, rrjedhimisht, falimentimin, po që se nuk e siguron pakon e shpëtimit të BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Por, reformat e shkurtimit janë përcjellë me zemërim. Protestuesit janë përleshur të premten në Athinë me policinë, ndërsa zhvillohej një grevë 48 orëshe.
XS
SM
MD
LG