Ndërlidhjet

"Egjipti po përballet me komplote"


Kajro, 6 shkurt
Kajro, 6 shkurt
Përfaqësuesit ushtarakë të Egjipitit kanë paralajmëruar se shteti po përballet me komplotin e përhapjes së kaosit, ndërsa vendi po përgatitet që të shënojë njëvjetorin e rrëzimit të ish presidentit Hosni Mubarak.

Gjeneralët që e kanë udhëhequr Egjiptin, që nga rrëzimi i Mubarakut kanë lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar se Forcat e Armatosura “nuk do të përkulen ndaj kërcënimeve, nuk do t’iu nënshtrohen presioneve dhe nuk do të pranojnë ultimatumet”.

Deklarata erdhi ndërsa Egjipti po përgatitet për një grevë të përgjithshme që ka për qëlllim t’i bëjë presion ushtrisë të heqë dorë nga pushteti.

Ushtria nuk iu ka referuar ndonjë grupi të veçantë kur ka folur për komplotet.
XS
SM
MD
LG