Ndërlidhjet

BE ndihmon zgjedhjet në Jemen me 7 milionë euro


Arkiv: Protestë antiqeveritare në Jemen
Arkiv: Protestë antiqeveritare në Jemen
Bashkimi Evropian tha se do të ofrojë 7 milionë euro për mbështetjen e zgjedhjeve presidenciale në Jemen, që pritet të mbahen më 21 shkurt.

Delegacioni i BE-së në Jemen tha në një deklaratë se “zgjedhjet do të ofrojnë një mundësi për popullin e Jemenit për të votuar për një Jemen të ri”.

Zgjedhjet janë pjesë e marrëveshjes së sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara të nënshkruar në nëntor nga presidenti në largim Ali Abdullah Saleh dhe opozitës për një transfer paqësor të pushtetit.

Marrëveshja i jep Salehit, që e ka udhëhequr Jemenin për 33 vjet, imunitet nga ndjekja penale në këmbim të lënies së pushtetit.
XS
SM
MD
LG