Ndërlidhjet

Parlamenti grek debaton planin e kursimit


Sllogane kundër "monoplit të BE-së" në Athinë, 11 shkurt
Sllogane kundër "monoplit të BE-së" në Athinë, 11 shkurt
Parlamenti grek po debaton sot një plan të ri të kursimit nën shpresën se Athina do të mund të siguroj pakon e shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian, e cila i duhet qeverisë që të shpaguajë borxhet.

Pakoja e re e kursimit është miratuar të premten vonë nga kabineti qeveritar.

Liderët e partive kryesore kërkuan nga ligjvënësit që ta mbështesin pakon e re.

“Ky është realiteti. Kjo është përgjegjësia jonë. Ju ftoj të gjithëve që të mendoni për këtë shumë seriozisht. Jam i sigurt se do ta kuptojmë përgjegjësinë historike që e kemi dhe edhe njëherë do të marrim vendime të duhura për të mirën e vendit”, ka thënë Gjorgje Papandreu, lideri i Partisë Socialiste Pasok.

Para parlamentit janë mbeldhur protestues që po kundërshtojnë pakon e re të kursimeve, e cila parasheh shkurtime të vendeve të punës e ulje të pagave dhe të pensioneve.
XS
SM
MD
LG