Ndërlidhjet

Clinton takohet me presidentin e Algjerisë


Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika pret sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton
Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika pret sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka arritur në Algjeri, ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Abdelaziz Bouteflika.

Gjatë një konference të përbashkët për media, Clinton tha se e ka vlerësuar shumë analizën e presidentit, të bazuar në përvojën e tij të gjatë, për shumë faktorë të ndërlikuar.

Këto probleme, sipas Clinton, duhet të adresohen e të merren me pasigurinë e brendshme në Mali dhe me kërcënimet terroriste dhe trafikimin e drogës, që janë paraqitur në rajon dhe më gjerë.

“Ne u pajtuam që të vazhdojmë me diskutime të thella, për të punuar së bashku edhe me rajonin, bashkë me Kombet e Bashkuara, Unionin Afrikan dhe me Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore, për t’i përcaktuar metodat më efektive që duhet marrë", ka thënë Clinton.

Pas Algjerisë, Clinton, e shoqëruar nga e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, do të qëndrojë sonte në Sarajevë, nesër në Beograd dhe të mërkurën në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG