Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për sulmuesin e Giffordsit


Jared Loughner
Jared Loughner
Personi që ka plagosur kongresisten amerikane, Gabrielle Giffords, dhe ka vrarë gjashtë persona të tjerë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Jared Loughner, 24 vjeç, është dënuar për të shtënat tragjike në Tuskon të Arizonës, në janar të vitit 2011.

Ish-përfaqësuesja e Kongresit, Giffords, e cila është qëlluar në kokë dhe tani ka dëmtime në të folur dhe të paralizuar njërën dorë, ka qenë e pranishme në sallën e gjyqit kur është shqiptuar dënimi.

Ajo nuk ka folur me Loughnerin, por bashkëshorti i saj, astronauti amerikan, Mark Kelly, ka thënë se Loughner ka dështuar të krijojë një botë të errët dhe të keqe.

Ekspertët kanë thënë se Loughner vuan nga skizofrenia dhe sëmundje të tjera mentale.
XS
SM
MD
LG