Ndërlidhjet

Obama falënderon stafin duke qarë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Fushata e Barack Obamës ka publikuar një video të presidentit amerikan duke qarë, teksa falënderon anëtarët e stafit të tij pas rizgjedhjes në krye të Shteteve të Bashkuara.

Duke folur me stafin në Çikago, Obama ka fshirë lotët dhe është shprehur krenar me punën e tij.

“Ajo që ju keni bërë, nënkupton që puna ime është e rëndësishme. Jam vërtet krenar. Jam krenar me të gjithë ju”, ka thënë Obama.

Në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, Obama ka mundur rivalin e tij republikan, Mitt Romney, duke siguruar shumicën në Kolegjin Zgjedhor, ashtu si edhe në votën popullore.
XS
SM
MD
LG