Ndërlidhjet

Clinton nderon ambasadorin Stevens


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka nderuar Chris Stevensin, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Libi, i cili është vrarë nga një sulm më 11 shtator.

Duke folur në një ceremoni në Uashington, Clinton ka thënë se Stevens është një “hero i rënë”, i cili e ka kuptuar se diplomacia amerikane kërkon të ndërmerren rreziqe në zona të rrezikshme.

“Chris e ka kuptuar se shumica e njerëzve, në Libi apo gjetkë, refuzojnë argumentet ekstremiste se dhuna dhe vdekja janë e vetmja rrugë për të kërkuar dinjitetin dhe për të arritur drejtësinë. Ai e ka ditur përse është në Libi”, ka thënë Clinton.

Zyrtarët amerikanë thonë se sulmi në Bengazi, në të cilin kanë humbur jetën Stevens dhe tre amerikanë të tjerë, është duke u hetuar.
XS
SM
MD
LG