Ndërlidhjet

Rusia bëhet me shef të ri të forcave të armatosura


Valery Gerasimov
Valery Gerasimov
Ministri i ri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, ka emëruar Valery Gerasimovin në postin e shef të ri të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Gerasimov, i cili do të zëvendësojë Nikolai Makarovin, ka qenë komandant i Qarkut Qendror të Ushtrisë.

Shoigu ka bërë emërimin e Gerasimovit në një takim me presidentin Vladimir Putin.

Ai e ka cilësuar Gerasimovin si “njeri ushtarak, nga koka deri te këmbët”.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pasi Putini ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov, duke emëruar Shoigun në vendin e tij.

Serdyukov është shkarkuar nën akuzat për shitje joligjore të aseteve ushtarake.
XS
SM
MD
LG