Ndërlidhjet

OKB: 9,000 sirianë kanë arritur në Turqi brenda natës


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se mbi 9,000 sirianë kanë hyrë në Turqi brenda natës së shkuar.

Mediat turke raportojnë se 26 zyrtarë të ushtrisë siriane janë në mesin e refugjatëve të rinj në Turqi.

Sipas Agjencisë për Refugjatë, që nga e enjtja, rreth 1,000 sirianë të tjerë kanë shkuar në Liban dhe 1,000 në Jordani.

Fluksi çon në më shumë se 400,000 numrin refugjatëve të regjistruar sirianë në rajon.

Mijëra të tjerë besohet se nuk janë regjistruar nga Kombet e Bashkuara dhe jetojnë në vendet fqinje.

Ata kanë braktisur Sirinë për shkak të luftimeve të ashpra ndërmjet forcave të presidentit Bashar al-Assad dhe kryengritësve rebelë.

Këta të fundit duan ndryshimin e regjimit.

Aktivistët thonë se mbi 35,000 njerëz kanë humbur jetën që nga marsi i vitit të kaluar, kur edhe kanë shpërthyer trazirat.
XS
SM
MD
LG