Ndërlidhjet

Rasmussen siguron mbrojtjen e Turqisë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se aleanca “do të bëjë gjithçka është e mundur” për të mbrojtur aleaten e NATO-s, Turqinë.

Ankaraja është e shqetësuar mbi sigurinë përgjatë kufirit me Sirinë, në një zonë, ku Ankaraja gjithashtu është duke luftuar me kryengritjen kurde.

Rasmussen tha në takimin e Asamblesë Paralamentare të NATO-s në Pragë se aleanca “ka vendosur më shumë plane”, për t’u siguruar se Turqia do të jetë e mbrojtur.

Turqia tha se është duke folur me aleatët e NATO-s për zbarkimin e mundshëm të raketave tokë-ajër, Patriot, për të penguar përhapjen e konfliktit të Sirisë.

Ndërkohë, një aeroplan luftarak sirian ka bombarduar një zonë afër kufirit me Turqinë të hënën, duke vrarë të paktën gjashtë persona, derisa një granatë e hedhur nga Siria ka rënë në token turke.
XS
SM
MD
LG