Ndërlidhjet

Samarxhiq: Serbia po shkon ka njohja e Kosovës


Slobodan Samarxhiq
Slobodan Samarxhiq
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë në bisedimet me Prishtinën po shpejton ka ngritja e kufijve me Kosovën.

Përfaqësuesi i partisë së Vojisllav Koshtunicës, tha se po që se nuk ndryshohet marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) mes Serbisë dhe Kosovës do të ngriten kufij.

“Me këtë, Serbia do ta bëjë një hap të madh në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse Serbia merr pjesë në ngritjen e kufirit në njërën anë të territorit, kjo nënkupton se ajo pjesë pranohet si shtet tjetër”, tha Samarxhiq.

Pas takimit të javës së kaluar në Bruksel, mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, palët kanë paralajmëruar se në muajin dhjetor pritet të diskutohet dhe të zbatohet marrëveshja për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit.

Zyrtarët në Serbi kanë paralajmëruar se për këtë çështje do të ngriten dy pilot projekte në Jarinë dhe në Merdare, por siç kanë thënë përfaqësuesit serbë, ato nuk do të ngjasojnë në pika të rregullta kufitare.

Serbia vazhdimisht i ka ikur zbatimit të kësaj marrëveshjeje, që kur ajo u arrit disa muaj më parë
XS
SM
MD
LG