Ndërlidhjet

Eurozona diskuton të ardhmen e Greqisë


Ilustrim
Ilustrim
Kreu i grupit të ministrave të financave të eurozonës tha se Greqia nuk do të marrë më shumë para të hënën, pavarësisht se vendit miratoi buxhetin e masave të ashpra për vitin 2013.

Buxheti i ri dhe një paketë e reformave strukturore e miratuar të mërkurën e kaluar, janë pjesë e kushteve të vendosura nga huadhënësit për lirimin e 31.5 miliardë eurosh për kreditë emergjente.

Shefi i Eurogroup-it, Jean-Claude Juncker tha se vendimi do të shtyhet për shkak se ende nuk ka një marrëveshje se si të bëhet Greqia e qëndrueshme sa i përket borxheve.

Junker tha se ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë të hënën nëse i duhet dhënë edhe dy vjet Greqisë për të reduktuar borxhin e saj, që ka shkuar në 120 për qind të GDP-së.

Afati i mëhershëm ishte viti 2020.
XS
SM
MD
LG