Ndërlidhjet

Merkel pritet me protesta në Portugali


Angela Merkel
Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë në Portugali të hënën.

Dhjetëra protestues kundër masave të shtrëngimit janë mbledhur jashtë pallatit, në të cilin ajo po takohej me liderët portugezë për të diskutuar krizën e borxhit të vendit.

Shumë njerëz që punonin në zyra, fabrika dhe shkolla janë veshur me të zeza për të “mbajtur zi” për praninë e Merkelit.

Kancelarja gjermane ka bërë presion ndaj vendeve si Portugalia, Greqia dhe Spanja që të shkurtojnë shpenzimet me qëllim që të ndihmijnë zvogëlimin e borxhit masiv.

Eurozona 17 anëtarëshe po lufton kundër krizës së gjatë të borxhit derisa herë njëri e herë shteti tjetër po përballen me masat shtrënguese dhe me zhytje në borxhe.

Portugalisë iu desh një pako shpëtimi prej 78 miliardë eurosh në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG