Ndërlidhjet

Lidershipi i ri opozitar sirian kërkon njohje ndërkombëtare


Krerët e opozitës siriane
Krerët e opozitës siriane
Udhëheqja e re e opozitës së Sirisë ka nisur një kërkesë për njohje ndërkombëtare në një takim të ministrave të Jashtëm të vendeve arabe të mbajtur në Kajro.

Një numër grupesh që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad, janë pajtuar të dielën që të formojnë një koalicion të gjerë opozitar pas bisedimeve të zhvilluara në Katar.

Grupi i ri quhet Koalicioni Kombëtar i Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare. Kleriku sunit mysliman Moaz al-Khatib, i cili u zgjodh në krye të Koalicionit Kombëtar, ka fluturuar të hënën në Kajro për të këkruar mbështetjen e Ligës Arabe për grupin e ri.

Uashingtoni e ka mbështetur grupin e ri opozitar, ndërsa Rusia ka kërkuar nga ai që të negociojë dhe të shmangë ndërhyrjen e jashtme.
XS
SM
MD
LG