Ndërlidhjet

FBI bastis shtëpinë e ish dashnores së Petraues-it


David Petraeus dhe Paula Broadwell.
David Petraeus dhe Paula Broadwell.
Mediat amerikane raportojnë se agjentët e FBI-së kanë kryer kërkime në shtëpinë e ish dashnores së ish drejtorit të CIA-s David Petraeus.

Raportet thonë se disa agjentë nga Byroja Federale Investigative kanë hyrë në shtëpinë e Paula Broadwell në Charlotte, të Karolinës Veriore, të hënën në mbrëmje.

Një zëdhënëse e FBI-së ka konfirmuar se agjentët kanë shkuar në shtëpi, por mohoi të tregonte detyrën e tyre.

Petraeus dha dorëheqje nga posti i drejtorit të CIA-s të premten e kaluar, pasi që agjentët e FBI-së, zbuluan një aferë jashtëmartesore të tij me biografen.

FBI po heton nëse marrëdhënia e tyre ka paraqitur kërcënim për sigurinë.
XS
SM
MD
LG