Ndërlidhjet

Clinton viziton Australinë


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka arritur në Australi në bisedimet që synojnë thellimin e lidhjeve ushtarake mes Australisë dhe SHBA-së.

Në kuadër të takimit me ministrin e Mbrojtjes Stephen Smith dhe atë të Jashtëm Bob Carr, pritet të marrë pjesë edhe sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta.

Samiti vjetor është i pari që kur presidenti Barack Obama vizitoi Australinë një vit më parë, për të shpallur se deri në 2 mijë e 500 marinsë amerikanë, do të shkojnë me rotacion në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në qendrën e trajnimit në Darwin të Australisë.

Njoftimi pat shqetësuar Kinën, që është partneri kryesor tregtar i Australisë.
XS
SM
MD
LG