Ndërlidhjet

Dënohet me burgim të përjetshëm studenti që provoi të kryente xhihad


Khalid Ali-M Aldawsari
Khalid Ali-M Aldawsari
Një student kolegji, me origjinë nga Arabia Saudite, është dënuar sot me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi kishte provuar të krijonte një bombë, për ta kryer një xhihad.

Khalid Ali-M Aldawsari ishte dënuar në qershor, pasi kishte provuar ta përdorte një armë të shkatërrimit në masë.

Prokurorët thanë se Aldawsari kishte mbledhur materiale për krijimin e bombave dhe kishte kërkuar shënjestra të mundshme, përfshirë shtëpinë në Dallas të ish-presidentit amerikan, George W. Bush.

“Më vjen keq për këto veprime të këqija, por asnjë nga këto veprime nuk e kanë dëmtuar SHBA-në”, u ka thënë sot gjykatësve Aldawsari.

Djaloshi 22 vjeçar kishte ardhur në SHBA për të studiuar inxhinierinë kimike në Teksas. Ai ishte arrestuar në vitin 2011 pasi agjentët federalë kishin gjetur kemikale shpërthyese në banesën e tij.
XS
SM
MD
LG