Ndërlidhjet

Pakistani miraton projektligjin për shkollim pa pagesë


Ilustrim
Ilustrim
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Pakistanit miratoi sot një projektligj që garanton shkollim universal pa pagesë për të gjithë fëmijët e moshave nga 5 deri në 16 vjet.

Projektligji i quajtur “E drejta për shkollim të detyrueshëm dhe pa pagesë” veçse është miratuar nga Senati, apo Dhoma e Lartë e Parlamentit Pakistanez.

Ministri i Çështjeve Religjioze, Syed Khurshih Shah i tha Asamblesë Kombëtare se ofrimi i edukimit të detyrueshëm dhe pa pagesë për fëmijët është prioritet bazë i qeverisë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, prej 5.1 milionë fëmijëve që gjenden jashtë shkollave, Pakistani rënditet në vendin e dytë në botë për gjendjen më të keqe në këtë aspekt.
XS
SM
MD
LG