Ndërlidhjet

Nga përleshjet në Kongo, 44 të vrarë


Ushtarë qeveritarë në Kongo (Pamje nga Arkivi)
Ushtarë qeveritarë në Kongo (Pamje nga Arkivi)
Gjatë luftimeve të reja në Kongo ndërmjet ushtrisë së këtij vendi dhe rebelëve M23 mbetën sot të vrarë të paktën 44 persona.

Këto luftime i dhanë fund armëpushimit dy mujor, ndërsa palët po e fajësojnë njëra tjetrën për fillimin e luftimeve.

“Rebelët e M23 na kanë sulmuar rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Olivier Hamuli, kolonel ushtarak, i cili shtoi se luftimet kundër 700 rebelëve vazhduan deri në orën 3 pasdite.

Njoftohet se 44 rebelë të M23 mbetën të vrarë në betejë.

Nga ana tjetër, rebelët po e fajësojnë ushtrinë për prishje të armëpushimit dhe fillim të luftimeve.
XS
SM
MD
LG