Ndërlidhjet

Vritet një komandant i Boko Haramit


Pamje nga goditja e njw pike policore në Kano të Nigerisë, në fillim të këtij viti
Pamje nga goditja e njw pike policore në Kano të Nigerisë, në fillim të këtij viti
Forcat e Sigurisë Nigeriane thanë sot se kanë vrarë një top komandant të sektit islamik të Boko Haramit, gjatë një ofensive që la të vrarë edhe disa militantë të tjerë islamikë.

“Ibn Saleh Ibrahim është në mesin e të vrarëve, nga një sulm i forcave të kombinuara”, ka thënë zëdhënsi i forcave të përbashkëta ushtarake dhe policore në Maiduguri, Sagir Musa.

Kryengritja e Boko Haramit, që ka për qëllim ngritjen e një shteti islamik në veri të Nigerisë, ka lënë të vrarë rreth 2800 njerëz që nga fillimi i saj në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG