Ndërlidhjet

Sejdiu dhe Krasniqi nuk kanë kryer vepër penale në procesin e faljeve


Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi (Foto nga Arkivi)
Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi (Foto nga Arkivi)
Pas shqyrtimit të fakteve relevante lidhur me procesin e faljeve nga ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, një ekip i përzier, i përbërë nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë dhe nga Prokuroria e EULEX-it, nuk kanë gjetur prova se ish presidentët kanë kryer ndonjë vepër penale, prandaj, Prokuroria e mbylli sot këtë lëndë.

Ky është njoftimi që vjen me shkrim nga zyra e kryeprokurorit të shtetit.

Në një komunikatë të lëshuar me shkrim, kjo zyrë njofton gjithashtu se për shkak të mungesës së bazës për lëndë penale, nuk është shqyrtuar çështja e imunitetit të presidentit.
XS
SM
MD
LG