Ndërlidhjet

Clinton: Do të fokusohemi në ekonomi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se Uashingtoni do të riorientojë politikën e jashtme rreth ekonomisë, pas fokusimit dhjetëvjeçar në dy luftëra.

“Ne do të formësojmë politikën tonë të jashtme në llogari të ekonomisë”, ka thënë Clinton në Singapor.

Në këtë drejtim, ajo ka përmendur thellimin e eksporteve amerikane, hapjen e tregjeve të reja dhe krijimin e kushteve më të mira për firmat amerikane, për të konkurruar jashtë shtetit.

Clinton ka thënë se mbi 270 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën do të veprojnë si mbështetëse të kompanive amerikane dhe do të ndihmojnë synimet e presidentit Barack Obama për të dyfishuar eksportet në pesë vjet.

Komentet e saj vijnë në prag të një Samiti të Azi Paqësorit në Kamboxhia, i cili do të zhvillohet të hënën dhe do të ndiqet nga Obama.
XS
SM
MD
LG