Ndërlidhjet

Arrin në 100 numri i palestinezëve të vrarë


Gaza
Gaza
Raportet nga Gaza thonë se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit ka arritur në 100.

Ushtria izraelite ka nisur operacionin kundër Rripit të Gazës të mërkurën e kaluar, në përgjigje të raketave nga Hamasi.

Izraelitët thotë se militantët që kontrollojnë Gazën kanë hedhur qindra raketa në territorin e tyre që gjashtë ditë me radhë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka arritur në Kajro për të mbështetur përpjekjet e Egjiptit për të ndërmjetësuar armëpushimin.

Lideri në mërgim i Hamasit, Khaled Meshaal, ka thënë se i takon Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit, sepse, sipas tij, ai e ka nisur atë.

Izraeli ka thënë se është i gatshëm të zgjerojë ofensivën nëse Hamasi nuk ndalon raketat.
XS
SM
MD
LG