Ndërlidhjet

Ish-kryeministri kroat dënohet me 10 vjet burgim


Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader.
Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader.
Drejtësia në Zagreb ka dënuar ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, me 10 vjet burgim dhe me kthimin e pasurive të fituara ilegalisht.

Sipas aktakuzës, Sanader, në kohën kur ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme, më 1994, ka marrë nga banka Hypo një komision prej 3,600,000 kunash (rreth 480,000 euro) në kredinë që banka ka dhënë për pajisjen e ambasadave kroate dhe në këmbim i ka mundësuar Hypo-bankës që të ketë pozitë të privilegjuar në tregun kroat.

Sander po ashtu është ngarkuar me akuzat se ka marrë ryshfet prej 10 milionë eurosh për të transferuar të gjitha të drejtat menaxhuese të kompanisë kroate të naftës INA te bashkëpronari hungarez, që është kompania MOL.

MOL nuk ka shumicën e aksioneve dhe prokuroria ka konstatuar se Sanader ka tradhtuar interesat kombëtarë.

Sanader ka qenë kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri më 2009.
XS
SM
MD
LG