Ndërlidhjet

Arrin në Gaza delegacioni i Ligës Arabe


Rripi i Gazës
Rripi i Gazës
Një delegacion i lartë i ministrave arabë, i udhëhequr nga shefi i Ligës Arabe, Nebil al-Arabi, e nisi sot misionin e solidaritetit në Gaza, në një kohë kur sulmet izraelite kanë hyrë në ditën e shtatë.

“Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë arritur përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, në Rafah”, njofton zyra për informacion e Hamasit, duke shtuar se edhe ministri i jashtëm i Turqisë është pjesë e delegacionit.

Agjencia e lajmeve AFP njofton se një zyrtar i Hamasit ka thënë se në këtë delegacion janë të përfshira më shumë se 10 vende, përfshirë Egjiptin, Irakun, Marokun, Arabinë Saudite, Sudanin, Tunizinë dhe Turqinë.

Delegacioni planifikonte të udhëtonte për në veri të Gazës, për tu takuar me Qeverinë e Hamasit, si dhe për të vizituar spitalin Shifa e për të biseduar me të mbijetuarit nga familja Dallu, e cila humbi 8 anëtarë gjatë një sulmi ajror të dielën.

Më shumë se 100 palestinezë dhe tre izraelitë janë vrarë që nga e mërkura, kur Izraeli vrau një lider të lartë të Hamasit. Militantët gjuajtën me qindra raketa drejt shtetit hebre.

“Kjo shfaqje e agresion izraelit do të përfundojë sot dhe përpjekjet për të arritur një armëpushim ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve do të prodhojnë rezultate pozitive brenda pak orësh”, citohet të ketë thënë presidenti i Egjiptit, Mohamed Moris, njoftojnë mediat egjiptiane.
XS
SM
MD
LG