Ndërlidhjet

Ekzekutohen gjashtë afganë të dënuar


Burg afgan
Burg afgan
Autoritetet afgane kanë ekzekutuar edhe gjashtë të burgosur tjerë të dënuar me vdekje, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare kundër kësaj praktike.

Rafi Ferdous, një zëdhënës i Këshillit të Ministrave të Afganistanit, tha për Radio Evropën e Lirë, se të burgosurit ishin të ngarkuar me akuzat për sulme vetëvrasëse dhe për komplote ndaj forcave afgane të sigurisë.

Autoritetet kanë varur tetë të burgosur tjerë të martën.

Këto ekzekutime janë dënuar nga Bashkimi Evropian dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat që kërkojnë nga Kabuli ndaljen e ekzekutimeve të ardhshme.

Ekzekutimet kanë qenë të zakonshme gjatë sundimit taliban të Afganistanit, por të tillat kanë qenë të rralla që nga rrëzimi i talibanëve në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG